E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta rrëzon pretendimin e Ramës: Mazhoranca është funksionale

Ilir Meta / Foto arkiv

Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka rikonfirmuar se mazhoranca qeverisëse nuk është lëkundur nga zhvillimet e fundit politike. Shkak u bë votimit për anëtarin e KLD-së Elvis Cefën, ku tre deputetët të LSI-së, përfshi edhe Metën nuk morën pjesë në votim. Pas kësaj kreu i PS-së Edi Rama deklaroi se Berisha ka nuk ka më shumicën në Kuvend.

Meta nga një takim në Fier me gratë e forumit të gruas të forcës politike që ai drejton ka sqaruar se: Mazhoranca është funksionale, ka mënyrën e saj sesi verifikohet për të gjithë ata që pretendojnë të kundërtën por kemi të bëjmë thjesht me spekulime të cilat nuk janë të mira sepse politizojnë në ekstrem situatën që duhet të menaxhohen në mënyrën më të natyrshme dhe më konstruktive. Ndaj është koha që ti ikim sa më shpejt këtij konflikualiteti që vjen nga vullneti i disa politikanëve për të gjetur pretekste për të ndezur konflikte.

Kreu i LSI-së më tej ka shtuar se sitata të tensionuara politike nuk i shërbejnë askujt dhe ndaj bëri thirrje për vetëpërmbajtje. Praktika e bllokimit dhe e konflikteve duhet të marrë fund. Debatet janë të domosdoshme prandaj ka mazhorancë dhe opozitë por absolutisht ne kemi nevojë të tregojmë vetëpërmbajtje dhe absolutisht nuk kemi nevojë për konflikte të panevojshme, askush nuk fiton nga keto konflikte, ka shtuar Meta. /K.Thana/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›