E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajçak: BE pret formim të shpejtë të qeverisë serbe

Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak deklaroi në Beograd se Bashkimi Evropian pret formim të shpejtë të qeverisë së Serbisë, prioritet i së cilës, siç ka thënë, do të jetë integrimi evropian dhe që do të ketë ambicie dhe pushtet për të zbatuar reformat.

Lajçak pas bisedimeve me ministrin e Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç ka thënë se qëllimi kryesor i vizitës së tij të sotme në Serbi ishte njohja me situatën politike pas raundit të dytë zgjedhor presidencial dhe se këto përshtypje do t`ia transmetojë partnerëve në BE.

Në balotazhin e 20 majit ka fituar Tomillsav Nikoliç, ndërsa po vijojnë bisedimet mes partive politike për krijimin e qeverisë së re.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›