E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia vazhdon të goditet nga tërmetet

Dy tërmetet ndodhën në afatin kohor prej disa minutash. Tërmeti i parë ka qenë me magnitudë 4,3 ballë të shkallës Rihter dhe i dyti 3,2 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra e tyre ishte vetëm katër kilometra nën tokë e për pasojë lëkundjet janë ndjerë shumë në sipërfaqe.

"Ne po kërkojmë të bindim personat të rikthehen në banesat e tyre ne së ato nuk janë të dëmtuara, por nëse këto lëkundje vazhdojnë kjo do të ishte e pamundur'', theksoi kryetari i Bashkisë, Fernando Feri. Ai shtoi se lëkundjet kishin dëmtuar rëndë ndërtesat tashmë të prekura nga tërmeti i së dielës që ishte me magnitudë gjashtë ballë të shkallës Rihter./Start/

                                                                                             2012-05-24 09:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›