Bagdad, rifillojnë bisedimet mes Iranit dhe grupit 5+1

Qëllimi është që të arrihet një marrëveshje e cila të mundësojë fillimin e negociatave zgjidhjen e krizës bërthamore iraniane. Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike njoftoi para dy ditësh se ishte pranë arritjes së një marrëveshjeje me Iranin, sipas të cilës Irani do të lejonte hetimin ndërkombëtar të impianteve të tij bërthamore.
Dje, grupi 5+1 (anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara: SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Rusia, Kina plus Gjermania) ka bërë një sërë propozimesh të cilësuara si interesante për Iranin nga zëdhënësja e Ashton, duke përfshirë veçanërisht çështjen kryesore për ndërprerjen e pasurimit të uraniumit me 20 për qind.
SHBA-të dhe aleatët e saj perëndimorë pretendojnë se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, teksa Teherani ngul këmbë se qëllimi i tij është paqësor./Start/
2012-05-24 11:51