E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajçak, Berishës: Mbështetje për në BE

Zëvendës kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë,  Miroslav Lajcak ka garantar kryeministrin shqiptar, Sali Berisha per mbeshtetjen ne rrugen integruese te vendin tone per ne BE.

Deklarata eshte bere gjate takimit mes tyre në Dubrovnik, në punimet e Samitit të kryetarëve t qeverive dhe personaliteteve n fushën e vendimmarrjes dhe opinionbrjes me tem Shtet-ndrtimi dhe eksperienca evropiane.

Në takim u diskutuan  zhvillimet e fundit në Shqipëri, e në veçanti, ecuria  e reformave për përmbushjen e 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian, me qëllim ecjen përpara në procesin e integrimit europian dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Lajcak vlerësoi përkushtimin dhe angazhimin për përmbushjen e të gjitha rekomandimeve dhe e risiguroi Kryeministrin Berisha se Bashkimi Evropian është tërësisht i vendosur të vijojë të mbështesë e ndihmojë Shqipërinë në të gjitha përpjekjet për realizimin me sukses të të gjitha reformave të lidhura me procesin e integrimit. Ai i shprehu Kryeministrit Berisha  gatishmërin렠e Sllovakisë për të mbështetur e ndihmuar Shqipërin렠në këtë përpjekje madhore, në çdo  kohë”- theksohet ne njoftimin e kryeministrise.

Sipas tij, Berisha e njohu ate me ecurinë pozitive të reformës elektorale, nismën jashtëzakonisht të rëndësishme të mazhorancës për heqjen e imuniteteve të zyrtarëve dhe me arritjet e rëndësishme në përmbushjen e një pjese të rëndësishme të rekomandimeve, si edhe punën intensive e gjithëpërfshirëse për përmbushjen sa më parë të këtij procesi shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›