E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Mbrojtjes, e hapur ndaj çdo lloj kontrolli

08-07-2012 / Gazeta 55

Zv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu

“Ministria e Mbrojtjes është e hapur ndaj çdo kontrolli dhe është e gatshme të ballafaqohet me këdo që do të dijë rreth veprimtarisë së këtij dikasteri”. Kështu deklaroi të shtunën zv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu gjatë një konference për shtyp, i pyetur për akuzat e opozitës se ministri Arben Imami po pengon kontrollin parlamentar, të kërkuar nga deputetët e opozitës. “Ministri Imami ka qenë disa herë në komisonin parlamentar të Sigurisë për të raportuar mbi atë që kanë kërkuar deputetët e të dyja palëve. Opozita ka të drejtën e saj të plotë kushtetuese dhe ligjore të thërrasë në seancë pyetjesh apo në interpelancë ministrin e Mbrojtjes për çështje të caktuara. MM është e gatshme të ballafaqohet me çdo deputet dhe këdo që do të dijë rreth veprimtarisë së MM-së, duke u shprehur e hapur për çdo lloj kontrolli”, tha Spahiu. Ndërkohë, ditët e fundit, pas kërkesës së përfaqësuesve socialistë është miratuar nisja e kontrolleve në Ministrinë e Mbrojtjes lidhur me tregtinë e armëve dhe municioneve, por edhe mbi vendime të tjera të këtij institucioni.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›