Ambasadorja franceze, Moro: “Reforma zgjedhore, e rëndësishme për statusin”
Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Moro e cilëson reformën në kodin zgjedhor, të rëndësishme për marrjen e statusit të vendit kandidat. “Mendoj se është një debat shumë i rëndësishëm. Ndodhemi në një periudhë delikate; po i afrohemi çastit kur Bashkimi Evropian do të marrë vendimin e tij lidhur me opinionin që duhet te mbrojë për dhënien ose jo të statusit kandidat. Reforma zgjedhore bën pjesë në çështjet që do të kenë peshë në këtë vendim, por ajo është gjithashtu e rëndësishme në një perspektivë më të gjerë, sepse është bërë një punë e madhe që prej disa muajsh për të përmbushur reformën e kodit elektoral, dhe do të ishte për të ardhur keq që për çështje delikate që mbeten ende për t’u zgjidhur, Shqipëria të humbiste avantazhet e lidhura me këtë reformë. Domethënë, të gjitha këto arsye janë shumë të rëndësishme për t’u thënë shqiptarëve, për t’u thënë partive politike që diskutojnë për këto çështje dhe institucioneve që merren me këto çështje, se duhen bërë me të vërtetë të gjitha përpjekjet për të arritur suksesin brenda një kohe shumë të shkurtër lidhur me këtë çështje”- u shpreh Moro.