E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Drejtësisë: Prioritet emrat e të pushkatuarve pa gjyq

08-07-2012 / Gazeta 55

Ish-të përndjekurit, gati lista për dëmshpërblimin në korrik

Brenda muajit korrik do të përfundojë trajtimi i kërkesave për kategorinë vrasje pa gjyq për ish të dënuarve politik. Sektori i  ish-të përndjekurve politik në ministrinë e drejtësisë do të përfundojë po ashtu edhe ndryshimet në 22 listat e miratuar nga Këshilli i Ministrave. Drejtoresha e kabinetit të Ministrisë së Drejtësisë, Enkeledi Hajro shprehet se pranë kësaj ministrie janë regjistruar rreth 20589 kërkesa të personave të interesuar. “Aktualisht brenda këtij muaji presim të kalojë një vendim i Këshillit të Ministrave që do të miratojë listën ku akordohen dëmshpërblimet e familjarëve të këtyre të përndjekurve që janë pushkatuar pa gjyq. Si dhe do të kalojmë një vendim të Qeverisë që ka përqëllim që të ndryshojë disa të dhëna të munguara nga 22 listat e mëparshme, janë thjesht korrigjime gabimesh materiale, në mënyrë që procesi të mbyllet nga aspekti ligjor nga Ministria e Drejtësisë të miratimit të kërkesave për dëmshpërblim”- u shpreh ajo. Rreth 2000 kërkesa i përkasin kategorisë së viktimave të pushkatuara padrejtësisht pa gjyq, ndërsa 11.000 emra janë të miratuara tashmë. Sektori i ish-të përndjekurve politik në Ministrinë e Drejtësisë po punon intensivisht për të përfunduar shqyrtimin administrative të kërkesave duke përcaktuar masën përfundimtare të dëmshpërblimit për çdo ish të dënuar politik gjatë regjimit komunist.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›