E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajcak: Jemi të gatshëm të asistojmë për krizën

I dërguari i shefes se Politikës së Jashtme të BE-së, për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën Miroslav Lajcak gjatë një interviste për agjensinë prestigjoze “Reuters”, ka folur mbi situatën politike në Shqipëri, duke bërë komentet e tij mbi zhvillimet e fundit në vendin tonë.

" Ka shtete ku zhvillimi nuk është i kënaqshëm. Vendet po shkojnë drejt sfidave të politikës së brendshme, dhe në disa raste ne flasim për kriza politike, në të cilën Shqipëria është e para. Po cila është arsyeja?

Mund të jetë kriza ekonomike, mund të jetë fakti se Komuniteti Ndërkombëtar dhe Bashkimi Europian sigurisht po përpiqen që të zgjidhin më shumë problemet e tyre të brëndshme ekonomike. Këto vende duhen drejtuar në proceset e integrimit. Filozofia e Integrimit Europian është që vendet kanë prespektivën, por ato duhet të kene anën proaktive" ka thënë Lajcak.
 

Më pas ai ka folur për detyrimet që ka Shqipëria për të plotësuar kushtet në integrimin në BE.
 

" Janë kushte të qarta që duhen plotësuar për Shqipërinë që të marrë kandidaturën e statusit, brenda fundit të këtij viti, por fatëkeqësisht, në vend që të fokusohen në rekomandimet kryesore të përcaktuara nga Bashkimi Europian, vendi tani është thellësisht i ndarë dhe i fokusuar në konfliktet e brendshme sesa në Integrimin Europian.. kështu që ne jemi të shqetësuar, dhe jemi të gatshëm të ndihmojë dhe të asistojmë, dhe të shohim gadishmërinë  dhe vullnetin e të dy forcave më të mëdha politike për tu angazhuar në dialog të ndershëm, dhe me pas të ndihmojmë" ka pohuar Lajçak.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›