E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Opozita kërkon të bllokojë hetimin

“Ju ftoj në garën lokale të dilni nga spirali në të cilën e futët veten, zgjedhjet do të bëhen, gjithçka për një garë të ndershme të lirë”. Kjo ishte kërkesa e radhës e kryeministrit Berisha ndërsa ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë të bëjnë zgjedhjet e duhura në 8 maj.
 

Ndërkaq, në seancën plenarë të Kuvendit, Berisha hodhi akuza ndaj opozitës sikurse lëshohen thirrje e kundra thirrje mes dy palëve.
 

“Ne që përmbysën Ben Alitë nuk kemi asnjë impresion, do respektojmë por ju do respektoni lidhjet dhe Kushtetutën”.
 

Kryeministri ndërsa ka replikuar me deputetin e opozitës Blendi Klosi theksoi se maxhoranca do të fitojë luftën kundër korrupsionit.
 

“Prapa viktimave qëndrojmë organizatorët, njerëzit për të përmbysur me dhunë një qeveri dhe ju jepni urdhra njërëzve për të hapur dyert e Kryeministrisë ku shpërndani hedhëse për tja hedhur policisë, ndaj keni frikë nga hetimi i organizatorëve por do të ketë një hetim të plotë”.
 

Perpos zgjedhjeve lokale, Berisha kërkoi një hetim të plote dhe të pavarur përsa i takon 21 janarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›