E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Zgjedhjet e 8 majit prove edhe per pjekurine e shtetit shqiptar

Apeli Presidenti Partite duhet te tregojne vullnet. Lajcak Te pranohet rezultati dhe te respektohen  institucionet

Partite te respektojne institucionin e zgjedhjeve dhe te pranojne rezultatin. Ky ka qene mesazhi qe i derguari i posacem i Bashkimit Europian dhe drejtori ekzekutiv i sherbimit te jashtem Miroslav Lajcak ka bere gjate takimit me Presidentin e Republikes Bamir Topi. Takimi me kreun e shtetit eshte zhvilluar qe ne oret e para te mengjesit dhe me pas ka pervijuar me lideret kryesore te politikes ne vend. Te dy bashkebiseduesit ne kete takim u fokusuan ne situaten politike te krijuar se fundmi ne vendin tone duke nenvizuar nevojen dhe rendesine e gjetjes sa me te shpejte te dialogut konstruktiv institucional mes forcave politike dhe zhvillimin e zgjedhjeve te pushtetit vendor ne menyre qe ato te jene sa me demokratike te drejta korrekte sipas standardeve dhe qe rezultatet te pranohen nga te gjitha palet. Lajcak theksoi gjithashtu se respektimi i institucioneve te shtetit i zgjedhjeve dhe pranimi i rezultateve eshte shprehje e demokracise dhe e ekuilibrit me nje rendesi te jashtezakonshme per demokracine aktuale dhe te ardhmen europiane te vendit dhe mbare popullit shqiptar. Kryetari i shtetit shqiptar pasi shprehu mirenjohjen per kontributin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme te Bashkimit Europian per thellimin e demokratizimit te vendit dhe konsolidimit te institucioneve te pavarura kushtetuese vuri ne dukje domosdoshmerine e pergatitjes sa me te mire te procesit dhe infrastruktures per zgjedhjet vendore te 8 majit. Presidenti i Republikes theksoi rendesine e madhe te zgjedhjeve jo vetem per te riperterire perfaqesuesit e organeve drejtuese te pushtetit vendor por dhe per te treguar aftesine dhe pjekurine e partive politike dhe te votuesve shqiptare ne realizimin e zgjedhjeve te drejta dhe ne perputhje me standardet e duhura demokratike. Kreu i shtetit shqiptar perseriti qendrimin e tij te palekundur per mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme vendore te dekretuara per tu mbajtur me 8 maj 2011 sipas te gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore. I derguari i posacem i Bashkimit Europian ne vendin tone Drejtori Ekzekutiv i Sherbimit te Jashtem Miroslav Lajcak ndau te njejtin mendim lidhur me pergatitjen dhe zhvillimin e suksesshem sipas standardeve dhe afateve kushtetuese e ligjore te zgjedhjeve vendore te 8 majit duke nenvizuar domosdoshmerine qe faktoret politike shqiptare te pergatisin se bashku e te realizojne me sukses zgjedhjet vendore te lira te drejta e demokratike. Lajcak vleresoi gjithashtu rolin dhe veprimtarine konstante te Presidentit Topi sidomos mesazhet dhe apelet e tij te perseritura te cilat jane ne sintoni te plote edhe me apelet e Bashkimit Europian dhe te partnereve nderkombetare per ta vendosur te ardhmen europiane te Shqiperise dhe popullit shqiptar mbi interesat partiake dhe individuale cilado qofshin ato.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›