E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli komplimente Rames per Tiranen

Takimi

Kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama priti dje ne ambientet e Bashkise se Tiranes Presidentin e Kosoves Behgjet Pacolli. Kryebashkiaku Rama i ka dorezuar Presidentit kosovar elesin e Tiranes nje vleresim qe kryetari i bashkise rezervon per personalitete dhe vizitore te shquar te kryeqytetit nderkohe qe nga ana e tij Pacolli i dhuroi kryebashkiakut librin e tij me nje dedikim te posacem. Takimi mes dy lidereve u zhvillua ne nje fryme te ngrohte dhe miqesore ku dolen ne pah lidhjet gjithnje e me te forta mes Shqiperise dhe Kosoves. Presidenti i sapozgjedhur Pacolli vleresoi punen dhe ndryshimet e bera ne kryeqytetin shqiptar nga kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama duke shprehur njekohesisht deshiren qe kjo eksperience dhe keto ndryshime te mund te gjejne hapesiren e tyre edhe ne Prishtine. Pacolli vleresoi seriozitetin me te cilin Rama ka punuar per transformimin e Tiranes me deshiren qe Rama te vazhdoje ti sjelle edhe per shume vite miresi Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›