Bllokohen në kufirin grek 4 klandestinë shqiptarë

Katër shtetas shqiptarë të cilët ishin duke kaluar ilegalisht kufirin janë bllokuar në territorin e shtetit grek.
Lajmi bëhet i ditur për "Ora News" nga drejtori i kufirit të Kapshticës Ferdinand Gjetja. Sipas tij 4 shtetasit shqiptarët të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin ndodhen 2 orë larg nga Kapshtica në vendin e quajtur "Lugina" ndërkohë që ai thekson se drejtoria e kufirit ka kontaktuar me palën greke dhe 3 grupe të shtetit fqinj janë nisur drejt shtetasve shqiptari.
Gjetja theksoi gjithashtu se 4 shqiptarët janë bllokuar në territorin grek si pasojë e motit të keq.