Lajcak dhe ODIHR-i mberrijne ne Tirane
Nderkombetaret tentojne serish te gjejne urat e komunikimit per politikanet shqiptare. Me kete mision mberrin te marten ne Tirane i derguari i posacem i shefes se diplomacise se Jashtme te Bashkimit Evropian Catherine Ashton. Miroslav Lajcak do te tentoje te ndermjetesoje ne prag te zgjedhjeve lokale me dy kampet politike me qellim krijimin e klimes se favorshme per nje fushate normale zgjedhore. Sakaq Lajcak ka programuar takime me Presidentin Bamir Topi Kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozites Edi Rama. Nderkohe do te jete misioni i OSBE/ODIHR-it ai qe do te mberrije ne fund te javes se ardhshme ne Tirane per te nisur zyrtarisht punen per vezhgimin e zgjedhjeve lokale te 8 Majit. Skuadra e vezhguesve afatgjate do te perbehet prej 50 personash dhe do te kene si mision monitorimin e prag fushates dhe pjeses se fushates. Ne diten e zgjedhjeve do te mberrijne edhe nje numer prej 400 vezhguesish afatshkurter.