Lajçak kundër pavarësisë
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se shteti i tij ende nuk e ka ndryshuar mendjen sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Këto komente ai i ka bërë pas një takimi që ka pasur me zëvendëskryeministrin e Shqipërisë Ilir Meta.
“Sllovakia në radhë të parë përshëndet përparimin dhe stabilitetin ekzistues në rajonin e Ballkanit. Ne kemi qëndrimin tonë lidhur me njohjen apo mosnjohjen e Republikës së Kosovës. Ky qëndrim i yni është mjaft i qartë dhe për momentin unë nuk shoh ndonjë arsye që ai të ndryshojë. Por ndërkohë dua të theksoj që Sllovakia i mbështet të gjitha nismat dhe masat në drejtim të stabilitetit politik dhe qëndrueshmërisë ekonomike në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë këtu edhe Kosovën”, ka thënë ai.