Lajçak, kushte dhe porosi politikës shqiptare
23/03/2011 I dërguari i BE-së për herë të tretë mbërrin në Tiranë
“Procesi zgjedhor të jetë transparent, të pranohet rezultati”
Dita e djeshme ka qenë një ditë e ngarkuar për të dërguarin e posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak, i cili ka për mision gjetjen e një zgjidhjeje të ngërçit politik dhe zhvillimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Gjatë takimeve të tij Lajçak u ripërsëriti krerëve më të lartë të vendit kërkesat e Brukselit për vendosjen e dialogut politik, respektimin e institucioneve dhe hetimin gjithanshëm të ngjarjeve të 21 janarit dhe vënien para drejtësisë të gjithë atyre që janë përgjegjës. Duke iu referuar zgjedhjeve lokale të 8 majit, në konferencën e tij për shtyp Lajçak u shpreh se nuk ka kohë për të ndryshuar Kodin, por të zbatohen rekomandimet e OSBE–ODIHR-it. Zyrtari i lartë i BE-së ka hedhur poshtë një nga kërkesat e opozitës për pjesëmarrjen e saj në garën elektorale për bashki dhe komuna në rang vendi. “Përsa i përket aspektit të demokracisë, do të donim shumë që të shikonim zbatimin e praktikave më të mira në organizimin dhe përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 8 majit. Në të njëjtën kohë do të vlerësonim shumë sigurimin dhe zbatimin e plotë të kodit zgjedhor dhe të gjitha rekomandimeve të bëra nga OSBE/ODIHR për të përmirësuar sa më shpejt të jetë e mundur praktikën e zgjedhjeve dhe për të marrë masa që rrisin besimin për një fushatë të ndershme zgjedhore”, - tha dje Lajçak. Pavarësisht kësaj, negociatori i BE-së u shpreh se për Europën është i rëndësishëm procesi zgjedhor dhe palët politike janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e tij. “Ky është vendi juaj, ky është sistemi juaj zgjedhor, këto janë partitë tuaja politike, që janë përgjegjëse për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Kur bëhet fjalë për zgjedhjet vendore apo për zgjedhje të tjera, pa dyshim që politikanët janë të interesuar për rezultatin përfundimtar të tyre. Por për komunitetin ndërkombëtar është e rëndësishme që procesi zgjedhor të jetë transparent, demokratik, i lirë dhe i ndershëm. Dhe kjo mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen e të gjithë faktorëve të rëndësishëm politikë”, - tha Lajçak.
Kushtet e BE-së
Tri ishin parakushtet e BE-së për Shqipërinë, të prezantuara në konferencën e djeshme të shtypit nga i dërguari i saj Miroslav Lajçak.
1. Të rritet dialogu mes politikës dhe institucioneve.
2. Të respektohen institucionet e shtetit dhe institucionet e pavarura.
3. Të ndërtohet besimi ndërmjet qytetarëve dhe politikanëve.
“Vetëm këto përpjekje mund ta çojnë Shqipërinë drejt integrimit”, - tha Lajcak.
Kërkesat e BE-së
- Në fushën e shtetit të së drejtës kërkohet hetim për 21 janarin për të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit për të gjitha shkeljet.
- Duhet të vlerësojmë që komisioni hetimor parlamentar për hetimin e 21 janarit të çonte gjetjet e tij përpara Prokurorisë së Përgjithshme.
- Demokracia. Do të donim shumë të shikonim praktikat më të mira për përgatitjet për zgjedhjet e 8 majit.
- Integrimi. Presim seriozitet për axhendën e rekomandimeve të BE-së dhe zbatimin e 12 pikave të këtij rekomandimi.
- Korrupsioni. Bashkëpunim ndërmjet PD-së dhe PS-së.
- Sigurimi i të drejtave të minoritetit.
Takimet me Topin dhe Berishën
Lajçak: Të pranohet rezultati që do dalë nga zgjedhjet e 8 majit
“Partitë të respektojnë institucionin e zgjedhjeve dhe të pranojnë rezultatin”, - ishte mesazhi që i dërguari i BE-së theksoi dje në takimin me Presidentin Topi. Takimi në Presidencë nisi në orën 8:45 dhe zgjati gati një orë. “Respektimi i institucioneve të shtetit, i zgjedhjeve dhe pranimi i rezultateve është shprehje e demokracisë dhe ekuilibrit, me një rëndësi të jashtëzakonshme për demokracinë aktuale dhe të ardhmen europiane të vendit dhe mbarë popullit shqiptar”, - ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Shërbimit të Jashtëm në Bruksel. Nga ana e tij Presidenti Topi përsëriti qëndrimin e tij të palëkundur për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore, të dekretuara për t’u mbajtur më 8 maj 2011, sipas të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore. Duke u fokusuar në situatën politike, sipas njoftimit për shtyp të Presidencës, dy bashkëbiseduesit nënvizuan nevojën dhe rëndësinë e gjetjes sa më shpejt të dialogut konstruktiv institucional mes forcave politike.
Në takimin me kryeministrin Berisha i dërguari i BE-së mori sigurinë se qeveria do të angazhohet që zgjedhjet vendore të zhvillohen sipas standardeve europiane, të lira dhe të ndershme. “Qeveria shqiptare dhe partitë e mazhorancës qeverisëse, - u shpreh Berisha, - mbeten tërësisht të angazhuara dhe po punojnë me seriozitetin maksimal për trajtimin e problematikës së ngritur në rekomandimet e raportit e OSBE–ODIHR-it që zgjedhjet e 8 majit të jenë më të mirat të realizuara në Shqipëri”, - mësohet t’i ketë thënë kryeministri Berisha zotit Lajçak.