Hotolishti - komuna që premton shumë
23/03/2011 Komuna e Hotolishtit e nënprefekturës së Librazhdit të qarkut të Elbasanit përbëhet nga 8 fshatra: Hotolisht, Xhyrë, Dardhë, Vehçan, Vulcan, Kokrevë, Çerçan dhe Buzgarë. Ka një popullsi prej 7000 banorë, me tendencë rritjeje gjatë viteve të fundit. Kufizohet me komunat Polis, Qukës e Stravaj dhe Maqedoninë. Ka një sipërfaqe prej 152 kilometra katrorë, nga e cila 3688 hektarë janë pyje, 524 hektarë janë kullota dhe 1465 hektarë janë toka bujqësore. Komuna e Hotolishtit e rrethit të Librazhdit është një nga komunat që ka thithur më shumë investime, dikur ka qenë një nga komunat më të vështira të rrethit, madje dhe të qarkut të Elbasanit, një komunë që për 60 vjet nuk ka pasur asnjë rrugë makine, as një çezmë, ujësjellës, madje dhe me shkolla të rrënuara. Deri para zgjedhjeve lokale, kur qeverisej nga socialistët, asnjë projekt nuk është zbatuar. Fshatrat lidheshin vetëm me rrugë kuajsh dhe njerëzit për pazar ose të sëmurat duhej ti bënin vetëm me krahë. Komuna e Hotolishtit është nga komunat më të mëdha të rrethit të Librazhdit për nga numri i banorëve dhe është një zonë kreativë turistike, ku qeveria vitin e kaluar zonën e Shebenikut e ka shpallur Park Kombëtarë, megjithëse rruga kombëtare kalon mes për mes Hotolishtit, ku është një nga rrugët që lidh Lindjen me Perëndimin ishte lënë pas dore, një rrugë, siç e thamë në fillim, është pothuajse vazhdim i rrugës “Egnatia”. Hotolishti shtrihet përgjatë luginës së Shkumbinit, ose më mirë në të dyja anët e tij, shtrihet në tokat ku më parë kanë jetuar kandavët, të cilët kanë pasur një kulturë të lashtë dhe të vyer, duke ndërtuar edhe një ndër rrugët më strategjike të Ballkanit, rrugën “Kandavia”, rrugë mbi të cilën më pas romakët ndërtuan “Via Egnatia” (vija pengata - e gjata), ose rruga “Egnatia”, që lidhte Lindjen me Perëndimin, rrugë në të cilën kaluan fiset (gotët, visigotët) më barbare dhe u ndeshën perandoritë më të mëdha (Romake, Osmane) të të gjitha kohërave. Në ketë rrugë dhe nëpër këto ngushtica i madhi Gjorg Golemi (i njohur si Gjergj Arianiti) theu për herë të parë fuqinë osmane, një betejë që bëri jehonë dhe që zgjoi shpresë në gjithë botën e qytetëruar. E gjithë kjo zonë, lugina e mesme e Shkumbinit, popullohej prej fisit ilir të kandavëve. Krahina nisi të marrë zhvillim që në shekullin II para Krishtit, kohë gjatë së cilës romakët ndërtuan rrugën “Egnatia”, që nëpërmjet Elbasanit lidhte Durrësin me brendësinë e kontinentit deri në Kostandinopojë. Rruga është përdorur për afër një mijë vjet, deri kur xhadeja e re kaloi në anën tjetër të rrjedhës së Shkumbinit. Faza më bëmëmadhe e historisë së kësaj zone lidhet me njërën prej figurave më të shquara të mesjetës shqiptare: me Gjergj Arianit Komnenin, vjehrrin e Skënderbeut, i cili në popull është bërë i njohur me emrin Gjorg Golemi. Dardha ndodhej në qendër të zotërimeve të tij të gjera dhe në kohën e luftimeve të ashpra, që zunë fill që në vitin 1433, me siguri roli i saj duhet të ketë qenë i rëndësishëm.
Turizmi
Pranvera sapo ka filluar të hedhë shtratin e saj, shikon pemët frutore që kanë filluar të çelin dhe fshatrat duken shumë të bukura, me atë ombrellën e bardhësisë së luleve të kumbullave dhe gjithçkaje që ka filluar ti japë natyrës një bukuri të rrallë, si dhe gjelbërimi i gjithë luginës së Shkumbinit. Potenciali turistik në Hotolisht përbëhet nga elementet turistike që ofron natyra, si dhe elementet e trashëgimisë kulturore, që tërheqin turistë të huaj dhe vendas, të cilët pothuajse këtë verë janë të shumtë, ku një pjesë kërkojnë dhe ndihmën e banorëve vendas për ti shoqëruar në vendet e bukura, ku në shumë raste vendasit i ndihmojnë me kuaj. Komuna e Hotolishtit ka pasuri të shumta natyrore dhe një trashëgimi të pasur kulturore për zhvillimin e turizmit. Relievi, kushtet klimatike, burimet natyrore, bota bimore, trashëgimia kulturore etj. krijojnë komplekse për vizitorët. Me shumë interes do të ishte zhvillimi i turizmit malor. Relievi malor dhe bukuritë e shumta natyrore të rrethit mund të zhvillojnë disa lloje veprimtarish turistike, si” trashëgiminë argëtuese, turizmin sportiv (ski, alpinizëm, gjueti, peshkim), shëtitje turistike etj. Ekonomia e liberalizuar dhe hapja me botën krijojnë kushte për tërheqjen e turistëve të huaj dhe vendas. Për këtë duhen investime për të krijuar mjedise e kushte të nevojshme, si rrugë, telekomunikacion, ndërtimi i pikave e mjediseve çlodhëse turistike, ngritja e njësive të shërbimit, kulturë profesionale etj. Bukuritë e shumta natyrore në malësitë e Hotolishtit krijojnë mundësinë e zhvillimit të turizmit argëtues. Organizimi i shëtitjeve turistike është shumë çlodhës për arsye të bukurive të mëdha natyrore. Mungesa e komunikacionit e bën të vështirë eksplorimin turistik të kësaj zone, sidomos në zonat e thella malore të atyre që kufizohen më Sopotin, Polisin dhe zonën ndërkufitare me Maqedoninë. Pyjet e bukura të Dardhës, Shebenikut, Qukësit e Xhyrës, burimet e shumta si dhe lëndinat e gjelbra gjatë stinës së verës krijojnë mundësinë e zhvillimit të turizmit sportiv, të gjuetisë dhe atë argëtues. Falë disa investimeve që janë bërë këto vitet e fundit nga komuna, në këtë zonë mundësia e zhvillimit të turizmit është e realizueshme, pasi ekziston transporti automobilistik.
Burimet e ftohta të gurrave të Xhyrës, Dardhës, Frarit dhe Shebenikut
Burimet e ujit të ftohtë dhe me gurgullimë zbresin nga shpatet shkëmbore të Malit Plak, ujëra që shtohen dhe nga shkrirjet e dëborës krijojnë burimet të shumta, të cilat më pas marrin rrugën e tyre drejt Shkumbinit. Dardha ka tri gurra të mëdha dhe me qindra burime më të vogla, që krijojnë një favor për bujqësinë e kësaj zonë. Ngado që të hedhësh sytë shikon rrjedha uji dhe ujëvara, që i japin një bukuri kësaj zona, ku shpatet e maleve gurgullojnë nga zhurma e tyre dhe krijojnë një reliev të bukur. Po kështu burimet e ujit që zbresin nga lartësitë e Shebenikut, që derdhen gjithashtu në luginën e Shkumbinit e më pas udhëtojnë drejt derdhjes në det. Por reliev i bukur është i mahnitshëm si në dimër, ashtu dhe në verë dhe i jep gjithë luginës së Shkumbinit një bukuri magjepsëse. Kushdo që udhëton i huj ose vendas mbetet i kënaqur nga ky reliev mbresëlënës. Zona e Mbrojtur e Dardhës, e shpallur në shkurt të vitit 1996 me vendim të Këshillit të Ministrave, rrit potencialin turistik të kësaj zone, pasi rajoni ka një infrastrukturë të zhvilluar. Masivi i Shebenikut me liqenet e bukura akullnajore përbën një zonë të paeksploruar. Në këtë rajon fshihen bukuri të shumta natyrore, të cilat krijojnë mundësinë e zhvillimit të disa llojeve të turizmit. Lëndinat me sipërfaqe të konsiderueshme, që gjatë stinës së dimrit mbulohen me dëborë, krijojnë mundësinë që në këtë periudhë të zhvillohet sport i bukur i skive. Ndërsa në verë turizmi argëtues, alpinizmi, gjuetia, shëtitjet turistike etj. janë të përshtatshme për tu zhvilluar në këtë mjedis kaq të bukur e të rrallë. Mungesa e komunikacionit vështirëson shfrytëzimin e këtyre bukurive natyrore. Lugina e Bushtricës, që është një ndër luginat e rralla në vendin tonë, e formuar nga veprimtaria e akujve, përbën një interes të veçantë në zhvillimin e turizmit. Po kështu Rrapi i Hotolishtit, i cili është në librin e Monumenteve të Natyrës, është një mrekulli, ku shumë herë prej shekujsh, madje Hamza Çota, një burrë rreth të 80-ve, thotë për gazetën se burrat e fshatit bënin kuvendin, merrnin vendime të rëndësishme për fshatin e më gjerë. Sipas kryetarit të komunës së Hotolishtit Hajdar Nogu, gjithçka është arritur falë hartimit të projekteve cilësore dhe punës me kualitet e me standarde si dhe plotësimi i kërkesave të komunitetit, duke marrë mendimin e tyre për nevojat që kanë fshatrat e tyre dhe duke vendosur prioritet nevojat më urgjente. Në thithjen e fondeve të investimeve nga qeveria dhe donatorë të ndryshëm ka qenë hartimi në mënyre perfekti i projekteve, transparenca e plotë në çdo kohë në përdorimin e fondeve publike dhe kontrolli rigoroz i subjekteve që kanë punuar në zbatimin e projekteve kanë bërë që kjo komunë të jetë një ndër shembujt më të mirë në rreth dhe në qark. Ndërsa Idriz Hysa, një agronom, thotë se Hotolishti krenohet edhe më vallen e Korkrevës, që, siç thonë banorët, ka lindur vallja dyshe e burrave, ku dhe fëmija më i vogël di të kërcejë. Kjo valle në festivalet kombëtare është nderuar me çmime të para. Po të shikosh nga lart, rrjedha e Shkumbinit bashkë me rrugën kombëtare, e cila kalon paralel me këtë lumë, krijojnë një bukuri të rrallë. Murat Laçka, sekretar i komunës, thotë se Hotolishti është një mrekulli që na e ka falur Zoti, ka gërshetuar bukuritë natyrore.