Lajçak: Bisedimet derisa palët të bien dakort
PRISHTINË- Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, deklaroi se deri më 24 prill do të mbahet rundi i ri i bisedimeve Prishtinë-Beograd, që synon zgjidhjen e problemeve të përditshme për banorët e Kosovës.
Në një diskutim në komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ai tha se për Bashkimin Evropian, ndarja e Kosovës nuk është temë e bisedimeve. "Do të jemi ambiciozë të arsyeshëm dhe do të shkojmë përpara aq shpejt sa janë në gjendje të pranojnë Beogradi dhe Prishtina",-tha Lajçak.
Ai shtoi se dy takimet e para në mars janë zhvilluar në atmosferë konstruktive.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)