Presidenti italianfton Jahjaganpër vizitë në Itali
PRISHTINË- Presidenti i Republikës së Italisë Giorgio Napolitano, i ka dërguar ftesë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga për të vizituar Italinë dhe për të marrë pjesë në manifestimin e 150 vjetorit të bashkimit kombëtar italian.
“Kam kënaqësinë që t’ju ftoj të merrni pjesë në festimet zyrtare të 150 vjetorit të formimit të Shtetit tonë të bashkuar, që do të mbahen më 2 qershor në Romë. Prania Juaj do të ishte një nder për mua e për Qeverinë italiane dhe do të përbënte një dëshmi të re domethënëse të lidhjeve të forta të miqësisë që bashkojnë Kosovën e Italinë”, thuhet në ftesën e Presidentit Napolitano.
Kjo është ftesa e parë zyrtare për vizitë jashtë vendit që i bëhet Presidentes Jahjaga, të zgjedhur javën e kaluar në këtë post në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë nga presidenca bëri me dije se Presidentja Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Prishtinë, Michael L. Giffoni.
Presidentja Jahjaga nga ana e saj shprehu falënderimin e popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Italisa i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e sidomos në fazën e shtet ndërtimit të saj.
(e.m/ata/BalkanWeb)