Lajçak: Statusi kandidat, çdo gjë në dorë të Shqipërisë

Lajçak në qeverinë e re sllovake sapo është emëruar ministër i Jashtëm, post të cilin e merr për herë të dytë. Takimi me Haxhinaston është zhvilluar në Bratislavë, ku ministri shqiptar ndodhet për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Sigurinë Globale “Globsec 2012”.
Tema kryesore e bisedës ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, sipas një njoftimi të MPJ-së shqiptare. Haxhinasto është shprehur se Shqipëria e meriton statusin kandidat, që sipas tij “do të fuqizojë më tej edhe rolin e inkurajimin për reforma të reja në vend”.
Lajçak është shprehur se vendi ynë ka bërë hapa pozitive, duke nënvizuar se për marrjen e statusit kandidat “çdo gjë varet nga Shqipëria”.
Gjatë takimit është diskutuar edhe situata rajonale dhe kryesisht gjendja në veri të Kosovës, ku Haxhinasto kërkoi që bashkësia ndërkombëtare të flasë qartë dhe me gjuhë të përbashkët.
/Start/E.B/
2012-04-14 21:59