E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet polici për sajim aksidenti

Në pranga përfundoi shtetasi Ahmet Daci, 43-vjeç, polic, si dhe Kreshnik Gjoka, 30-vjeç, të dy banues në Durrës, teksa një person i tretë është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit akuzohen për falsifikim dokumentesh të një aksidenti rrugor, duke përfituar rreth 32 milion lekë nga kompania e sigurimeve.

Denoncimi në organet e hetimit ishte bërë nga kompania e sigurimeve, e cila kishte dyshuar për aksidentin. Ngjarja ka ndodhur më 2 tetor të vitit të shkuar, kur në qytetin e Durrësit kishte ndodhur një aksident rrugor. Në atë kohë, një automjet tip fuoristradë “Tuareg Volswagen” me pronar Kreshnik Gjokën ishte përplasur me një automjet tjetër tip “Mitsubishi” me targa greke.

Në përfundim, kompanisë së sigurimeve ku ishte regjistruar njëri nga automjetet, i kërkohej shuma prej 3,2 milionë lekësh, por kjo kompani e kishte shqyrtuar dosjen dhe kishte denoncuar rastin. Ndaj këtyre shtetasve është marrë masa e sigurisë “burg pa afat”. /Start/

                                                                                             2012-04-15 09:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›