Lajm i mirë/ Mjekët dhe pedagogët ngrihen në protesta në mbrojtje të ambienteve të tyre
Prej ditësh raportohet se pedagogët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës janë ngritur në protestë kundër një godine që po ngrihet në atë që duhej të ishte pjesë e hapësirës së tyre.
Problemi është se pronari i godinës ka arritur të rrëmbejë një leje ndërtimi, duke e bërë të ligjshëm ndërtimin e tij.
Megjithatë pedagogët thonë se nuk do tërhiqen dhe se do bojkotojnë vitin e ri akademik në rast se nuk merret një masë nga shteti.
Ndërkohë sot në protestë u ngritën edhe mjekët e Qendrës Spitalore Nënë Tereza. Ata kundërshtojnë prerjen e pemëve për zgjerimin e një parkingu.
Sipas tyre, kjo është një masakër mjedisore, pasi po priten pemë që kanë dekada të tëra aty.
Mjekët thonë se nuk është normale që pasi të qëndrojnë për shumë kohë me duar në gjak, të mos shohin pak gjelbërim që do i qetësonte.
Një mjek tjetër thotë se do ishte mirë që të shembeshin lokalet e shumta brenda QSUT dhe të ngrihej parkingu.
Mjekët shprehen se parkimi bllokon edhe shërbimin e urgjencës, pasi ndalesa e urgjencës do të bëhet disa metra larg, duke detyruar familjarët që ti fusin të sëmurët në krah në spital.
Lajmi i mirë është se mjekët janë ngritur në protestë, edhe pse ata thonë se komuniteti i tyre është i përçarë në këtë drejtim./ep