Lajm i mire i dhenies se hipotekave
Mes ndërtimeve të shumta, që hodhën shtat brenda një kohe të shkurtër në kryeqytet, u zhvillua paraleleshit shqetësimi më i madh i qytetarëve: mungesa e pronësisë mbi apartamentin e tyre. Kjo problematikë, që vinte për arsye të ndryshme, dukej pa zgjidhje dhe qëndronte në krye të listës së problematikave që ndërtuesit kishin në cdo kohë. Sot gjërat kanë lëvizur dhe mijëra qytetarë kanë marrë pronësinë e banesës së tyre.
Duke e konsideruar si konfirmim të premtimeve zgjedhore të kryetarit të ri të bashkisë, qytetarët shprehin vlerësim për një nismë të tillë. Për mikrofonin e abc neës, ata shpresojnë dhe besojnë në zgjidhje të tjera.
Kush nuk e ka pasur një apartament të ri dhe nuk është përballur me problemin e mungesës së hipotekës? Për arsye të mungesës së lejes së shfrytëzimit nga bashkia, për shkak të shtesave të bëra në një object, apo për shkak të detyrimeve të subjekteve, qindra pallate nuk rezultonin dhe nuk rezultojnë akoma të regjistruara në hipotekë. Për rrjedhojë qytetarët nuk kishin të ligjëruara banesën, ku jetonin, duke mos patur mundësi ta vendosnin si kolateral në banka. Duke u stepur të investonin më tej. Por, pak ditë më parë, lajmi më I lakuar në media ishte pikërisht dhënia e lejes së shfrytëzimit për 124 objekte. Megjithëse nuk përbëjnë totalin, është hapur rruga për të hipotekuar plot 3 mijë apartamente.
Nga radhët e shoqatës së ndërtuesve flitet për një clirim kapitali prej qindra milionë euro, që do ti japë gjalleëi tregun financiar dhe njëkohësisht do të japë më tepër të ardhura për arkën e shtetit.
Kjo në fakt është dëshmia e parë e një rrugë, e cila e ka tashmë një zgjidhje, falë vullnetit të mirë të institucioneve përgjegjëse për mirëqënien e qytetarëve. Dëshmitarë janë vetë qytetarët.