Lushnje/ Nje cift vetehelmohet me fotoksine bashkeshorti ne gjendje kritike per jeten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites në fshatin Këmishajt të rrethit të Lushnjes, ku një çift bashkëshortësh kanë vendosur ë të vetëhelmohen me fostoksinë. 43-vjeçarja Majlinda Mehmeti ka gjetur vdekjen pasi ka konsumuar fostoksinë ndërsa bashkëshorti i saj Pandeli Maka ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Të helmuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjes dhe pas ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve 43-vjeçarja nuk ka mundur dot të jetojë ndërsa bashkëshorti I saj është në gjendje kritike për jetën.
Ende të paqarta janë shkaqet të cilat e kanë çuar çiftin t`i japë fund jetës, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dyshohet se shkak i vetëhelmimit të dyfishtë të jetë depresioni i thellë që kishte përfshirë çiftin pas humbjes së djalit të tyre 21-vjeçar në një aksident rrugor të ndodhur pak kohë më parë.