Kritika përgjimit të telefonatave në Kosovë
PRISHTINE-Mungesa e rregullave të qarta rreth bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore të sigurisë dhe në mes të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare të sigurisë bën që përgjimi i telekomunikimit të bëhet joefikas në hetimin e krimit. Kështu theksohet në dokumentin mbi Përgjimin Ligjor të Telekomunikimeve në Kosovë, të cilin e publikoi Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.
“Institucionet e sigurisë kanë të nënshkruara marrëveshje individuale dhe të pavarura me operatorët e telekomunikacionit në Kosovë. Kjo bën, që çështjet e sigurisë në Kosovë të mbeten në mëshirën e aftësive negociuese të secilit institucion të sigurisë me operatorët në Kosovë. Por, në qoftë se vazhdon kjo praktikë asimetrike, atëherë institucionet e sigurisë duhet të negociojnë pika të kontratës në mënyrë individuale me 48 operatorët e licencuar në ART përfshire këtu edhe ata të internetit”, thuhet në dokumentin në fjalë.
Një shqetësim tjetër që theksohet në dokument është ai i ndërlidhjes ndërkombëtare i linjës fikse me Serbinë.
“Rrezik potencial është edhe moskontrolli i operatorëve ilegale të Serbisë ku supozohet se janë rreth 120.000 përdorues të këtyre shërbimeve nga operatorët qoftë në veri të Kosovës, apo edhe në komunat me shumicë serbe, prandaj institucionet e Kosovës nuk kanë qasje për të përgjuar për hetime të krimeve”, theksohet në dokument.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë rekomandoi që ligji relevant të përmirësohet në mënyrë që të përfshijë predispozitat e detajuara për standardizimin e procedurave të bashkëpunimit ndërmjet të gjitha institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë (të autorizuar që të përgjojnë telekomunikimet) dhe të gjithë operatorët e licencuar nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit.
(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)