E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajm i rrejshëm për vdekjen e Gorbaçevit

Ish-presidenti rus, Mihail Gorbaçev i ka përgënjeshtruar thashethemet për vdekjen e tij, pasi hakerët publikuan një raport të rrejshëm në Twitter.

Përgënjeshtrimi i tij u bë pasi në dy adresa të Twitterit të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, RIA Novosti, u postua lajmi për vdekjen e tij.

Gorbaçev, i cili ishte lideri i fundit i ish-Bashkimit Sovjetik, mbrëmë vonë i tha portalit të gazetës Novaja Gazeta se është “gjallë dhe mirë”.

RIA Novosti tha se në adresat e aj në Twitter kishin depërtuar hakerët dhe se lajmi i rrejshëm ishte në internet vetëm pesë minuta pasi agjencia e kishte hequr atë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›