E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drita, më shef se shefi!

Drejtori i Administratës Qendrore të Agjencisë për Ndihmë Juridike, Daut Morina, është në hall të madh. Atij nuk “po ia vetë letrat” koordinatorja e ndihmës juridike në këtë agjenci, Drita Rexhepi. Kjo e fundit vepron “krye në vete”, e ngre pozitën e saj personale pa ndjekjen e asnjë procedure, bën ndërrime të pozitave e të vendeve të punës për kolegët, shpërdor telefonin e makinën zyrtare, e shumë e shumë parregullsi të tjera, shkruan Zëri.

Për këto të bëma të Rexhepit, por edhe të tjera, drejtori Morina i ka shkruar në një letër shtatë faqesh të cilën ia ka drejtuar Kuvendit të Kosovëspërkatësisht Komisionit për të Drejtat e njeriut, atij për Barazi Gjinore dhe Komisionit për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Morina pretendon se Rexhepi po ia prish imazhin agjencisë e cila është e pavarur, por i raporton komisionit përkatës për punën që e bën.

“Në fillim të muajit qershor znj. Drita Rexhepi, u vetë-emërua U. D. e drejtoreshës ekzekutive.., ky veprim është bërë me qëllim të marrjes së autorizimeve të punëtorëve kinse të padëgjueshëm në mënyrë që t’i avancojë punëtorët e rinj që kanë filluar punën para pak ditësh”, shkruan mes tjerash Morina në letrën e tij./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›