Lajme ekonomise
24/09/2009 Vjen superoferta e re nga kompania e vetme e telefonisë fikse në vend
Albtelekom: Tarifa e instalimit, modemi dhe dy muaj falas internet
Albtelekom ofron mundësinë më të mirë në treg për të pasur shërbimin e internetit me ADSL. Oferta më e re u krijon mundësinë të gjithëve që të përfitojnë nga paketat ekonomike si dhe të përfitojnë nga superoferta e fundshtatorit. Nga data 21 deri më 30 shtator, për secilin që zgjedh Albtelekom për të marrë shërbimin e internetit, kompania ofron tarifën e instalimit, modemin dhe dy muaj internet falas. Duke vizituar pikat e shitjes së kompanisë fikse, mund të aplikoni për të pasur tuajin internetin. Vetëm pak kohë më parë, kompania ka hedhur në treg dhe paketën ekonomike 999 lekë dhe një shërbim më cilësor. Përveç përmirësimit të cilësisë, kompania ka aplikuar ulje të tarifave të shërbimit të internetit për të gjithë abonentët ekzistues dhe abonentët e rinj, ndërkohë që do të vazhdojë të përmirësojë cilësinë e shërbimeve dhe në të ardhmen. Çmimet e paketave të shërbimit të ADSL janë ulur deri në 40 për qind si dhe janë hequr kufizimet për paketat e tjera, duke u mundësuar klientëve internet pa limit, me cilësi më të lartë, të shpejtë dhe të sigurte sipas nevojave të tyre. Albtelekom ofron paketën “ADSL Unlimited” 512/128 Kbit/s për vetëm 2,499 lekë në muaj, me një ulje prej 25 për qind, pasi ishte 3,189 lekë/muaj dhe bëhet 2,499 lekë/muaj. Paketa “ADSL Unlimited” 1024/256 Kbit/s për vetëm 2,999 lekë në muaj, me ulje 40 për qind, pasi ishte 4,999 lekë/muaj dhe bëhet 2,999 lekë/muaj. Ndërkaq janë hequr kufizimet për të dyja këto paketa. Brenda pak kohësh Albtelekom ia ka arritur të jetë kompania lider dhe më e preferuara nga shqiptarë për këtë shërbim.
Shqipëri-Kosovë
Hidhet hapi i parë drejt autostradës energjetike
Organizohet sot ceremonia e nënshkrimit të kontratës për shërbime të konsulencës për linjën interkonjeksionit 400 kilovolt Kosovë-Shqipëri, e njohur si “Autostrada Energjetike”. Qeveria gjermane përmes bankës KFW do të mbështesë me një grant, konsulencën dhe mbikëqyrjen e realizimit të projektit për linjën 400 kilovolt të interkonjeksionit Tiranë-Prishtinë për pjesën shqiptare. Sipas agjencisë së lajmeve “Telegrafi”, ceremonia organizohet më 24 shtator 2009 në nënstacionin 400/110 kV Peja 3 në Istog. Me këtë rast gjithashtu është planifikuar edhe zbulimi i pllakës falënderuese për Republikën Federale të Gjermanisë si dhe Republikën e Kosovës si bashkëfinancuese të projektit për ndërtimin e nënstacionit 400/110 kV Peja 3, që është një nga projektet më të rëndësishme të transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë. Në ceremoni do të jenë prezent përfaqësues të qeverisë së Kosovës, të Shqipërisë dhe përfaqësues të qeverisë gjermane si dhe aktorët kyç vendor dhe ndërkombëtar të sektorit të energjisë. Projekti 58 milionë euro, shumë e ndarë mes dy vendeve, për linjën 400 kilovolt që do të financohet nga qeveria gjermane parashikon ndërtimin brenda 20 muajve të një linje 238 kilometra të gjatë dhe fuqizimin e gjithë nënstacioneve elektrike në rrugën midis Tiranës dhe Prishtinës.
Për një periudhë 3-4 vjeçare
Eagle Mobile ofron 20 bursa për fëmijët jetimë
Kompania celulare Eagle Mobile mbështet me bursa fëmijët jetimë. Kompania private e telefonisë së lëvizshme ka akorduar së fundmi edhe 20 bursa të tjera studimi në shkolla të mesme dhe në universitetet private në vend. Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Tashkin, është shprehur se ky projekt nuk është as i pari dhe as i fundit dhe se viti 2009 është deklaruar nga kjo kompani si viti i fëmijëve jetimë. Eagle Mobile do të mbulojë të gjitha shpenzimet për bursat e dhëna për një periudhë 3-4 vjeçare. “Fëmijët vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe mbajnë mbi supe histori të dhimbshme”,- tha Tashkin. Ai ka shtuar se Eagle Mobile ka menduar se këta njerëz duhen përkrahur. Disa prej fëmijëve të përzgjedhur janë bij dhe bija të policëve të vrarë në krye të detyrës. Iniciativës së Eagle Mobile në mbështetje të shkollimit të fëmijëve jetimë i janë bashkuar dhe 24 kompani të tjera në vend. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Zonja e Parë Teuta Topi, zv/ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Marjeta Zaçe, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, rektorë dhe drejtorë të disa nga universiteteve dhe shkollave të mesme ku këta jetimë të rinj do të mësojnë dhe akomodohen, si dhe përfaqësues të shoqatave dhe organizatave humanitare dhe sociale.
Diskutime nga ekspertët
Nxitja e eksporteve në Ballkan, mblidhet fondi
Fondi i Hapur Rajonal për Tregtinë e Jashtme në Evropën Juglindore mblidhet sot në një konferencë të posaçme për nxitjen e eksporteve në rajonin e Ballkanit. Vende si Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi apo Serbia do të paraqesin përmes ekspertëve të tyre opsionet mbi rregullimin sa më të mirë të raporteve mes importit dhe eksportit. Sipas ekspertëve, shkalla e ulët e organizimit formal të konsulentëve në këto vende e vështirëson akoma më shumë punën e SME-ve për gjetjen e konsulentëve dhe vlerësimin e shërbimeve të konsulencës si në tregun vendas, ashtu dhe vendet fqinje. Nga ana tjetër, SME-të ende nuk i konsiderojnë shërbimet e konsulencës si një vlerë reale për biznesin e tyre. I financuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Teknik (GTZ) është ndërmarrë një nismë për ngritjen e një rrjeti rajonal të konsulentëve, që ofrojnë shërbime për rritjen e eksporteve. Ky projekt financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe po zbatohet në gjashtë vendet e përmendura më lart të Evropës Juglindore, ku përfshihet edhe Shqipëria. Aktivitetet kryesore të projektit në fjalë, i cili do të startojë në Tiranë, përfshijnë workshope dhe konferenca rajonale si dhe trajnime për tema specifike rreth eksporteve.