E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarifat e regjistrimeve për fakultetet e dyta

24/09/2009  Përcaktohen tarifat për të gjitha programet e dyta që do të ofrojnë 6 universitetet publike për këtë vit

Aplikimet për akademitë, do të pranohen me kritere të veçanta sipas llojit të degës

Miratohen tarifat dhe kuotat e pranimit për programet e dyta të studimeve për vitin akademik 2009-2010. Tarifa e ndjekjes së vitit akademik për fakultetet e dyta do të vijojë nga 60 mijë lekë, që është minimalja për degë të caktuara, deri në 160 mijë, që është kuota maksimale për degët më të kërkuara, veçanërisht për ato të Universitetit të Tiranës dhe atij Politeknik. Më poshtë do të gjeni listën e plotë të tarifave të regjistrimeve për të gjitha programet akademike që do të ofrohen në 6 universitetet publike të vendit. Në rregulloren e pranimeve është përcaktuar se kandidatët që dëshirojnë të vijojnë studimet në një program të dytë studimi e fitojnë këtë të drejtë brenda numrit të kuotës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kritereve të përcaktuara nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë për pranimet në një program të dytë studimi dhe pa iu nënshtruar detyrimeve të Maturës Shtetërore. Ndërkohë janë përcaktuar kritere të veçanta për kandidatët që duan të ndjekin studimet në një prej akademive. Konkretisht, kandidatët që kërkojnë të studiojnë në një program të dytë studimi në Akademinë e Arteve, në Akademinë e Edukimit Fizik e Sporteve “Vojo Kushi” në Tiranë, në programin e studimit të ciklit të parë “Edukimi fizik dhe sporte” të universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës dhe të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, të Elbasanit në programin e studimit të ciklit të parë “Pedagogji e specializuar”, në universitetin e Vlorës dhe në programin e studimit “Arkitekturë” të Universitetit Politeknik të Tiranës, duhet të plotësojnë edhe kriteret e veçanta (konkurset e pranimit) të vendosura nga vetë këto institucione. Lidhur me tarifën e pranimit theksohet në vendim se studentët që vijojnë një program të dytë studimi i nënshtrohen tarifës së shkollimit. Shtetasit e huaj që do të vazhdojnë studimet në institucionet publike të arsimit të lartë i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur me marrëveshje zyrtare shtetërore janë vendosur mënyra të tjera të përcaktimit të tarifave të shkollimit. Rishpërndarja e kuotave të përcaktuara këtij vendimi, të cilat mbeten të parealizuara, bëhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me institucionet publike të arsimit të lartë.

Aplikimi për Akademitë

Konkretisht, kandidatët që kërkojnë të studiojnë në një program të dytë studimi në Akademinë e Arteve, në Akademinë e Edukimit Fizik e Sporteve “Vojo Kushi” në Tiranë, në programin e studimit të ciklit të parë “Edukimi fizik dhe sporte” të universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës dhe të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, të Elbasanit në programin e studimit të ciklit të parë “Pedagogji e specializuar”, në universitetin e Vlorës dhe në programin e studimit “Arkitekturë” të Universitetit Politeknik të Tiranës, duhet të plotësojnë edhe kriteret e veçanta (konkurset e pranimit) .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›