E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në flagrancë, presidenti francez, ngiste makinën me 180 km/orë

Presidenti francez, François Hollande, është kapur në flagrancë nga autoritetet rrugore të vendit të tij, ndërsa ecte me makinë, me një shpejtësi plot 180 kilometra në orë.

Mediat vendase, bëjnë me dije se ai po udhëtonte për në Normandi, për të marrë pjesë në përvjetorin e zbarkimit të trupave franceze, transmeton NOA.

Dhe ndërsa e ka nisur udhëtimin e tij me 140 kilometra në orë, ka arritur paskëtaj, me një shpejtësi të rrezikshme, deri në 180.

“Një sjellje aspak shembullore, për një president që ka premtuar seriozitet dhe të jetë njeri normal", citojnë mediat franceze, lidhur me një fakt të tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›