E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBP pezullon Qerimajn 4 vjet: Vendim i padrejtë, do e çoj çështjen në KAS

Federata Botërore e Peshëngritjes pezullon Erkand Qerimajn për 4 katër vjet nga aktivitetet e Peshëngritjes .Një lajm shokues për Kampionin e Europës në peshën 77 kilogram për peshëngritjen dhe për sportin shqiptar. Federata Botërore e Peshëngritjes në faqen e saj në internet ka publikuar pezullimin për Kampionin shqiptar, i cili është nga 22 maji 2012 deri në 22 maj 2016. Po ashtu eshte publikuar edhe substanca me të cilën Qerimaj doli pozitiv “Methyl hexaneamine”.Ky vendim i Federates Boterore ben qe shkodranit ti hiqet titulli Kampion Europe, i fituar ne Antalia ne muajin prill dhe njekohesisht edhe medaljet pasi Qerimaj rezultoi pozitiv ne diten e garimit ne Antalia. Fati më i keq i Qerimajt dhe i sportit shqiptar eshte se ai tani humb edhe Lojërat Olimpike të Londrës. Qerimaj i kontaktuar ne telefon nga Ora Neës ka thënë se ky vendim i Federates Boterore eshte krejtesisht i padrejte dhe se ai do e coje deri ne fund kete ceshtje madje edhe deri ne Gjykaten e KAS. Sipas shkodranit pezullimi kater -vjecar eshte i ekzagjeruar, pasi pezullimi kur rezulton pozitiv me substance “Methyl hexaneamine” eshte maksimumi disa muaj. Pezullimi i Qerimajt eshte nje lajm shokues per sportin shqiptar, pasi te shkodrani ishin shpresat e medha per medalje ne Olimpiade.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›