Lajme të mira nga Amerika, papunësia bie në 8.6%

Sipas të dhënave zyrtare të Departamentit të Punësimit, ekonomia amerikane ka shtuar 120 mijë vende të reja pune në muajin nëntor. Numri i vendeve të punës të krijuara në muajin shtator dhe tetor ishte 72 mijë.
Prej muajsh ekonomia amerikane është përballur me rritje të ngadaltë ekonomike ndërkohë që norma e papunësisë ka qëndruar kokëfortësisht e lartë.
Një nga arsyet kryesore të rënies së beftë të normës së papunësisë në muajin nëntor, është se një pjesë e madhe prej të papunëve i kanë dhënë fund kërkimit të një pune, dhe kështu nuk numërohen më si pjesë e fuqisë punëtore të papunë.
Raporti për uljen e normës së papunësisë ndihmoi bursat amerikane të hapen me rritje./Start/F. Prroni/
2011-12-02 17:20