E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e PS-së, Nano, Islami e Harasani mbeten jashtë

Në listën e kandidatëve të propozuar nga Rama dhe në listën e Kryesisë së Re të Partisë Socialiste u ve re mungesa e dy prej kritikëve më të mëdhenj të kryetarit socialist, Kastriot Islamit dhe Andis Harasanit. Po ashtu në listë nuk rezultoi edhe lideri historik i së majtës shqiptare, Fatos Nano.

Ndryshe nga të sipërpërmendurit, edhe pse kritikë me lidershipin e PS-së, i treti në listën e më të votuarve për kryesinë e re renditet Ben Blushi (144 vota) dhe i dhjeti renditet Arben Malaj (131 vota).

Ish-sekretari për çështjet Zgjedhore të PS-së, Kastriot Islami mungoi në mbledhjen e djeshme të Asamblesë ndërkohë që ish-sekretari programor, Andis Harasani u largua menjëherë pas largimit të emrave të kandidatëve të rinj nga kryetari i partisë./Start/

                                                                                             2011-12-03 09:18
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›