E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konstituohet kryesia e PS-së

Kryesocialisti Edi Rama deklaroi pas numërimit të votave se procesi ishte i suksesshëm dhe një gur fitoreje për zgjedhjet e ardhshme. “Mund të konsiderohet jo vetëm i suksesshëm, por edhe një gurë themeli për vijimin e rrugës drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Ishte një proces transparent model për një parti opozitare. Unë jam shumë i kënaqur nga zgjedhja e bërë nga Asambleja e re Kombëtare dhe nga fakti se kryesia e re është mishërim i bindjes se së bashku ne mund t’i kthejmë të gjitha energjitë dhe të gjitha axhendat individuale në një energji të madhe dhe axhendë kombëtare të PS-së”, u shpreh Rama.

Gramoz Ruçi rizgjidhet në krye të Asamblesë për një tjetër mandat katër vjeçar. Për të votuan 177 delegatë, ndërsa pjesa tjetër abstenoi.

Anëtarët e Asamblesë

Gramoz Ruçi (177 vota)

Ben Blushi (144 vota)

Ditmir Bushati (139 vota)

Vangjush Dako (125 vota)

Arben Isaraj (116 vota)

Pandeli Majko (136 vota)

Sajmir Tahiri (130 vota)

Arben Malaj (132 vota)

Namik Dolke (132 vota)

Shkëlqim Cani (133 vota)

Erion Braçe (150 vota)

Besnik Bare (140 vota)

Mimi Kodheli (147 vota)

Eglantina Gjermeni (134 vota)

Lindita Nikolla (114 vota)

Valentina Leskaj (112 vota)

Arta Dade (111 vota)

Sa u takon sekretarëve të rinj, rezultatet janë:

Blendi Klosi, sekretar organizativ (157 vota)

Damian Gjiknuri, sekretar për çështjet zgjedhore (172 vota)

Ilir Beqja, sekretar për programin (159 vota)

Fatmir Xhafaj, sekretar për koordinimin (159 vota)

Ndre Legisi, sekretar për koalicionet (150 vota)

Bashkim Fino, sekretar për pushtetin vendor (163 vota)

Arben Ahmetaj, sekretar për sipërmarrjen dhe grupet e interesit (145 vota)

Armado Subashi, sekretar për burimet njerëzore (146 vota)

Erion Veliaj, sekretar për rininë dhe emigracionin ( 132 vota)

(16:46) Ruçi rizgjidhet në krye të Asamblesë; ja sekretarët

Tiranë - Partia Socialiste, ka përzgjedhur kreun e Asamblesë Kombëtare si dhe sekretarët.

Anëtarët e rinj të Asamblesë së përzgjedhur pak ditë më parë, kanë dhënën e votën e tyre për kandidaturat e propozuara nga kreu i kësaj partie, Edi Rama.

Në bazë të rezultateve, Gramoz Ruçi, është rizgjedhur në krye të Asamblesë për një mandat 4-vjeçar. Ndaj tij, dhanë votën 168 delegatë, ndërsa pjesa e mbetur abstenuan. Ndërkohë, brenda kësaj Asambleje po vijon numërimi i votave për përzgjedhjen e 25 anëtarët e rinj të kryesisë.

Nga rezultati i votimit për sekretarët, janë si më poshtë:
Blendi Klosi, sekretar Organizativ (157 vota)
Damian Gjiknuri, sekretar për Çështjet Zgjedhore (172 vota)
Ilir Beqja, sekretar për Programin e PS (159 vota)
Fatmir xhafaj, sekretar për Çështjet Ligjore
Ndre legisi, sekretar për Koalicionet
Bashkim Fino, sekretar për Pushtetin Vendor.
/Start/

                                                                                             2011-12-02 22:24
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›