Lajmi i ditës/Rama takon ministrat e tij për 45 minuta, ministrat e LSI-së bojkotojnë takimin e parë
Edi Rama ka zhvilluar dje një takim me ministrat e rinj të PS në kabinetin qeveritar, që pritet të nisë punën në shtator. Ky është takimi i parë i kabinetit të Ramës i zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste dhe ka zgjatur për rreth 45 minuta pa praninë e mediave. Burime pranë ministrave të rinj kanë thënë se ka qenë një takim organizativ u diskutua për punësimet në administratë dhe punën e qeverisë së re. Nuk merrnin pjesë ministrat e LSI, por sipas njërit prej tyre, të kontaktuar kjo mungesë ka qenë thjesht për arsye "pushimesh". Kështu, Rama priti në zyrë Zv/Kryeministrin Niko Peleshi, ministrin e Financave Shkëlqim Cani, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, ministrin e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ministri i Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolli, ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, ministrin për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito, ministrin për Çështjet Vendore Blend Cuçi, ministrin për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi. Gjithashtu mësohet se Edi Rama u ka kërkuar ministrave të tij, se duhet të futen në punë militantët dhe për këtë duhet të ndryshojnë strukturat dhe organigramat. Revanshi që po përgatit Edi Rama në administratë po bëhet me plan diabolik sepse vetëm me ndryshime strukturash dhe ngritje të ministrive të reja sepse në këtë mënyrë mund t’u shmanget padive të shumta gjyqësore të panafakëve të shkarkuar padrejtësisht që do të bllokonin sistemin gjyqësor. Spastrimet në administratën aktuale do të jenë të shumta por jo aq shumë sa për të kënaqur turmën e militantëve që iu është premtuar punë dhe privilegje të reja. Sidoqoftë shumëzohet me zero premtimi për një qeveri të kursyer që do menaxhojë krizën ekonomike. Nën presionin e klientëve të tij, Edi Rama shtoi 30 përqind numrin e ministrave, duke paralajmëruar se revanshi do të zbresë deri tek niveli i fundit i administratës, nëpërmjet një fshese politike të kryer me ligj të posaçëm.
...