Agresori i policëve do jetë ministër i punëve të policisë

Saimir Tahiri, i dënuar disa herë për shpifje dhe i thirrur nga prokuroria si personi që organizoi sulmet ndaj policisë më 21 janar 2011, është emëruar tashmë si ministër i Brendshëm. Në lagjen Kombinat të Tiranës, nomenklatura e tij e bandave s’e ka mbajtur dot gëzimin dhe i ka dërguar një urim publik shefit të vet, duke u treguar tiranasve se si do jenë punët sa kohë Saimir Tahiri të drejtojë Ministrinë e Brendshme
Një prej kokave organizative të demonstratës së dhunshme të 21 janarit 2011, dita në të cilët u sulmua kryeministria për të përmbysur rendin kushtetues, ishte Sajmir Tahiri, që para dy ditësh u shpall prej Edi Ramës si ministër i Rendit. Me 21 janar 2011, një rrugaç i ardhur në demonstratën e dhunshme të organizuar nga Partia Socialiste e flaku si leckë, e përdori si armë, flamurin kombëtar në tentativën për të goditur forcat e policisë së shtetit. Për asnjë moment nuk duhet të harrojmë se shteti i së drejtës, me një fjalë rendi kushtetues i Republikës së re shqiptare u vendos nën stres goditjesh të dhunshme prej një hordhie barbare të frymëzuar nga premtime dhe përbetime pushteti nga njerëz si Sajmir Tahiri. Mirëpo paradoksi është se zbatuesi në terren i këtij plani konspirativ për të goditur policët në hyrje të kryeministrisë dhe marrë pushtetin me dhunë, u bë shef i ministrisë së policisë së Shtetit. Nga ana simbolike kjo është një hakmarrje e ftohtë që Edi Rama po u bën policëve dhe njerëzit që mbrojtjen të drejtën nga e padrejta. Por kjo do të thotë edhe se, Edi Rama e urren aq shumë policinë e Shtetit saqë bëri ministër të Rendit një njeri të pastabilizuar emocionalisht që prej ditës që babai i tij u arrestua nga policia për kontrabandë ilaçesh. Kuptohet vetiu që Edi Rama e bëri Sajmir Tahiri ministër të Rendit për të bërë revansh ndaj oficerëve të lartë të Policisë së Shtetit, që do të flaken në mënyrë kriminale nga detyra për shkak se parandaluan përmbysjen e rendin kushtetues me dhunë. Ai është bërë disa objekt konfliktimesh me policinë dhe nuk do ta ketë për të gjë për të bërë hakmarrjen e radhës. Sajmir Tahiri është gjobitur më shumë se një herë nga Gjykata e Tiranës për shpifje dhe metoda e tij denigruese për llogari të Edi Ramës i nxori frytet. Pritet që tani të paguajë gjobat që ka marrë duke dhënë rrogën e ministrit përmbarimit.