Lajmi per zjarrin ne institucion i pavertete e abuziv

Presidenca nëpërmjet një komunikate për shtyp ka sqaruar se lajmi i publikuar në disa media për përfshirjen nga zjarri të zyrave të Presidentit të Republikës, është i pavertetë dhe abuziv.
"Lidhur me publikimin sot në disa media të lajmit se zyrat e Presidentit të Republikës u përfshinë të shtunën në mbrëmje nga një zjarr që shkaktoi dëme materiale, sqarojmë se ky lajm është i pavërtetë dhe abuziv. Për sa më sipër, sqarojmë opinionin publik se të shtunën në mbrëmje rreth orës 21:40 pati një shkëndijë elektrike në një prej kabllove të ndriçimit të jashtëm që ndodhen në tarracën e godinës, por pa provokuar zjarr dhe pa shkaktuar asnjë pasojë" - ka sqaruar Presidenca.
Sipas njoftimit, punonjësit e sigurisë dhe shërbimi zjarrfikës u gjendën në gatishmëri, por nuk u desh ndërhyrja e tyre.