E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasje në Durrës, gjendet i masakruar me thikë 51-vjeçari

Vrasje horror në qytetin e Durrësit. Është gjetur i masakruar me thikë në një pallat në lagjen 13 në plazhin e qytetit shtetasi Tafil Dragoti 51 vjeç nga Elbasani i cili punonte si roje private në një subjekt në Durrës.

Pas disa ditë kërkimesh, viktima u gjet nga policia e masakruar në banjën e banesës së tij i mbështjellë me letër, pasi mendohet se ishte bërë gati për tu fshehur dhe për të humbur gjurmët e krimit. Nga hetimet rezulton se ka qenë kushëriri i tij Endrit Dragopri 26 vjeç, tashmë i arrestuar nga policia si autor i vrasjes. Vrasja dyshohet se është kryer pas një sherri banal mes viktimës dhe autorit që më datë 30 gusht.
 

Ndërkohë në zonën e Spillesë është idenfitikuar një person i mbytur disa ditë më parë, i cili sipas policisë rezulton të jetë shetetasi Ledio Karaj 22 vjeç. Viktima në momentin e mbytjes udhetonte në një varkë me pedale dhe dyshohet të jetë mbytur në det aksidentalisht.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›