Shuhet zjarri ne Linze
Zjarri që përfshiu pasditen e së shtunës një masiv shkurresh në Linzë është shuar plotësisht pas ndërhyrjes së forcave të ushtrisë dhe shërbimit zjarrfikës dhe atij pyjor. Operacioni për shuarjen e këtij zjarri ka vijuar për orë të tëra për shkak të terrenit të thyer.
Ndërkohë “Parku Kombëtar i Dajtit” vazhdon të jetë i përfshirë nga flakët. Vatrat e zjarrit të shfaqura prej disa ditësh ende nuk janë shuar dhe kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh.
Operacionet për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve në malin e Dajtit nga forcat e ushtrisë, shërbimit zjarrfikës e pyjor vazhdojnë.
Ndërkohë Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka arrestuar, Arban Çupin për zjarrvënie të qëllimshme në ullishtet e Saukut.
Ndërkohë Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka arrestuar, Arban Çupin për zjarrvënie të qëllimshme në ullishtet e Saukut.