E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza për gjenocid për katër serbë të Bosnjës

Sarajevë, 13 gusht - Katër ish-pjesëtarë të forcave speciale të serbëve të Bosnjës janë akuzuar për gjenocid nga autoritetet e Bosnjë e Hercegovinës, për përfshirjen e tyre të dyshuar në ekzekutimin e 800 myslimanëve në Srebrenicë, në vitin 1995, raporton REL.

Në kumtesën e prokurorisë thuhet se personat Franc Kos (slloven), Stanko Kojiq, Vllastimir Golijan dhe Zoran Goronja, janë akuzuar për “pjesëmarrje direkte në ekzekutimin e më se 800 burrave dhe djemve myslimanë pas rënies” të Srebrenicës në korrik të vitit 1995. 
Viktimat ishin ekzekutuar në një fermë në veri të Srebrenicës.

Pasi e morën kontrollin ndaj enklavës, e cila ishte e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës ekzekutuan afro 8 mijë burra e djem myslimanë, në mizorinë më të madhe në Evropë, prej Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›