Lala e Skela, “spiunet” e Gjermanise
Kapiteni Altin Lala (Hanover 96) dhe Ervin Skela (Energie Kotbus), dy nga lojtaret me te kompletuar te Kombetares shqiptare dhe me nje jete te tere futbollistike ne Gjermani, pervecse luajten nje futboll te kenaqshem ne ndeshjen kunder Polonise, kane kryer edhe nje detyre “patriotike” per “atdheun” e dyte te tyre. Te dy lojtaret, sipas asaj qe raportojne mediat gjermane, jane takuar dhe i kane treguar shefit te skauteve te Federates Gjermane te Futbollit, Urs Siegenthaler, i cili ishte edhe ne tribune, te gjitha te carat e mbrojtjes polake. Mediat gjermane i kushtuan nje vemendje te madhe takimit Shqiperi-Poloni (0-1), kjo per faktin se skuadra e Leo Benhaker do te jete edhe kundershtari i pare i Gjermanise ne finalet e Euro 2008. Polonia te henen barazoi 1-1 me Maqedonine, perpara se te luante ne Reutlingen me Shqiperine perpara 2900 shikuesve ne stadiumin ”Stadion an der Kreuzeiche”. Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, pohon se trajneri Leo Benhaker, hodhi ne fushe nje formacion me dhjete ndryshime nga ai me Maqedonine. Kapiteni Maciej Survaski shenoi edhe golin e vetem te takimit ne minuten e 3-te, nderkohe qe mbrojtesi i Shahktor Donjeck, Mariusz Levandovksi, godit shtyllen. Trajneri i Polonise, holandezi Leo Benhaker, u shpreh pas ndeshjes, se ai personalisht e kishte te qarte se cfare deshironte te arrinte nga ndeshja me Shqiperine. “Kerkoja te percaktoja sa me mire pjesen me te madhe te 11-shes qe do te luaje edhe ne ndeshjet e Euro 2008. Nga e marta (kur edhe u luajt me Shqiperine), tani kemi me shume mundesi te percaktojme edhe formacionin fillestar per ndeshjen kunder Gjermanise”. Polonia, pas nje fillimi te shpejte me presing, e uli dalengadale ritmin, si pjese edhe e strategjise se teknikut holandez per te perballuar Gjermanine e madhe. Pikerisht, ne pjesen e dyte, Shqiperia u shfaq me agresive ndaj “diplomateve” polake, te cilet u terhoqen prapa, duke aplikuar kundersulmin. Megjithate, fakt eshte se Skela dhe Lala, ne nje fare menyre, kane tradhtuar mikun e trajnerit Ari Han, Leo Benhakerin, pasi informacioni qe ata i kane dhene drejtuesve te federates gjermane eshte vertet i vlefshem. Nderkohe, Skela, duke folur per mediat gjermane, e ka etiketuar golin e pesuar si te pafalshem: “Goli i kundershtareve nuk duhet te ndodhte”, deklaroi Skela pas ndeshjes. Ndersa trajneri Ari Han, pas ndeshjes, u shpreh optimist: “Ekipi im ka shume mundesi te permiresohet”.