E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobotet me helm, zhbllokohet dogana e Morinit

Policia shqiptare hap doganen e Morinit, pas bllokimit te saj per me teper se 12 ore. Ndalimi i tre autoboteve, qe kishin ngarkese vaji lubrifikant me perqendrim te larte squfuri, eshte bere shkak per alarmin ne piken kufitare. Autoritetet kosovare njoftuan dje se, qe prej oreve te para te mengjesit, eshte hapur dogana qe lidh Shqiperine me Kosoven, kurse mjetet u derguan per ne Prizren, ku do t’i nenshtrohen nje ekspertize te metejshme. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit konfirmuan funksionimin normal te doganes se Morinit dhe heqjen e urdhrit per bllokim. Policia kosovare njoftoi se gjate udhetimit te tyre ne vendin e quajtur ”Qafa e Duhles”, afer udhekryqit Suhareke-Malisheve, qe te tre kamionet jane ndaluar nga ana e patrulles policore, e cila ishte duke bere kontroll dhe zyrtaret policor kane filluar te dyshojne dhe kane thirrur ne vendin e ngjarjes edhe shefin e pikes doganore te Vermices. Te ndaluarit bullgare jane Dimitrov Yanchev, Ivanov Gospodinov dhe Dimov Kolev. Gjate marrjes ne pyetje nga policia kosovare, te ndaluarit kane shpjeguar se transportonin nga Bullgaria drejt Maqedonise dhe me destinacion Prizrenin vaj lubrifikant. Por dy prej efektiveve te doganes se Vermices jane afruar qe te verifikonin deklaratat. Ne kete moment, clirimi i gazit ka shkaktuar helmimin e tyre per shkak te permbajtjes se larte te squfurit ne autobote. “Arsyeja e mbylljes ishte se ne terminalin doganor gjendeshin tre kamione me materie helmuese, te cilet kishin ardhur nga Maqedonia per ne Kosove”, tha zedhenesi i SHPK-se, Veton Elshani, diten e djeshme. Po keshtu eshte konfirmuar ndalimi i tre shofereve bullgare dhe nje tjetri nga Kosova, qe akuzohen si te perfshire ne bartjen e substancave te rrezikshme kimike.

Ngrihet grup hetimor per ngjarjen

Fillimisht kamionet jane ndaluar nga patrulla e policise ne Malisheve dhe me pas u percollen ne terminalin doganor ne Vermice. Per ngjarjen eshte ngritur nje grup hetimor nga Ministria e Puneve te Brendshme, e Ambientit, si edhe Sherbimit Doganor, ndersa vendi ku qendruan mjetet eshte dekontaminuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›