Prenci-Strazimiri, inspektim Velipojes e Shengjinit
Tirane- Kryepolici Ahmet Prenci kerkon nga vartesit marrjen e te gjitha masave per nje sezon turistik te sigurte per pushuesit. Diten e djeshme kreu i policise dhe zevendesministri i Brendshem, Gent Strazimiri, kane inspektuar dy zona turistike, Velipojen dhe Shengjinin. “Qellimi i inspektimit ishin masat e marra nga policia per ruajtjen e garantimin e rendit e sigurise publike gjate sezonit turistik, qershor-shtator ne keto dy zona”, thane burime zyrtare. Dy drejtuesit kane marre takim me uniformat blu, ku vune theksin ne masat per parandalimin e aksidenteve rrugore dhe fenomenin e zjarrevenieve te qellimshme. Pritet te shtohet numri i patrullave ne zonat turistike, logjistika dhe numrat pa pagese per denoncimet