Kujdes nga Dedja, të merr pikët!

Ndonëse e mbajti ekipin për gati një javë në një “regjim kazerme” e “heshtje shtypi”, Flamurtari nuk ia doli të marrë tri pikët e programuar me Bylisin, duke barazuar pa gola në ndeshjen e 100-të jubilare të ekipit ballshiot nga fillimi i vitit 2000.
Pozitat e Slavko Kovaçiçit janë tërësisht të rrezikuara, dhe ndihmësi i ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Oto Bariç, mund të shndërrohet në teknikun e pestë të shkarkuar në këtë fillimsezoni dhe të parin nga tre krotatët që largohet nga Shqipëria.
Ky ishte dhe barazimi i katërt midis dy ekipeve, që kanë koleksionuar nga 5 fitore secila në 14 perballje në total.
Pika e marë në Vlorë nga trajneri i Bylisit, Hysen Dedja, ishte dyta në transfertë dhe e gjashta e grumbulluar nga ish-kampioni i Vllaznisë në këto pesë vë që drejton Bylisin, duke dëshmuar se me një njeri serioz e punëtor ekipet e vogla mund të bëjnë gjëra të mëdha, aq më tepër kur baslshiotët kanë ndalur edhe Tiranën (0-0).
Bylis u ngjit në kuotën e 9 pikëve, tashmë 4 më shumë se Partizani i vendit të fundit, kur deri para dy javëve ishte skuadra e kuqe ajo që linte pas ballshiotët. Gjithsesi, Flamurtari e ruan vendin e 8-të me 11 pikë, por qetësia tashmë është një fjalë e “huaj” në kampin kuqezi.
E Shtune, 01 Nentor 2008