Lala me grip, Kapllani me probleme muskulore

Altin Lala është në dyshim për ndeshjen e radhës në Bundesligën gjermane kundër Bajer Leverkuzen, një takim që pritet të ndiqet edhe nga trajneri i Kombëtares gjermane, Johakim Lëv. Mesfushori i Hanover 96 është me gjendje gripale, ashtu si Majk Hanke, dhe trajneri Dieter Heking duket se nuk e llogarit shqiptarin. Përfundimisht për disa javë do të mungojnë për Hanoverin Arnold Brugnik, Kiststian Shulz, ndërsa Mario Egimab e Mikael Forsele. "Unë jam i bindur se dhe lojtarët e rinj do të bëjnë një ndeshje të mirë. Ne kemi një listë të pasur futbollistësh".
KAPLLANI - Edhe sulmuesi i Karlsruhes, Edmond Kapllani po vuan nga një dëmtim në aduktorët e kofshës së majtë. "Isha për të luajtur në formacion kundër Shtutgardit por pësova këtë dëmtim në momentin më të rëndësishëm për ecurinë time", - tha Kapllani nga Gjermania. "Nuk e di sa kohë do të më duhet për rikuperuar, por do te bej te pamunduren te jem sa me shpejt gati per ndeshje".
SKELA – Energi Kotbus ndodhet në krizë goli. Në katër takimet e para në Bundesligën gjermane. Përgjegjësia po bie mbi titullarët e skaudrës nga ish-Gjermania Lindore, e midis tyre në këtë listë është edhe Ervin Skela e Dimitar Rangelov, të cilët mudn te jenë në stol në për ndeshjen e radhës kundër Bokumit.