Briken Calja, argjend e bronz në 69 kg

Briken Calja fitoi një medalje argjendi në shkëputje (136 kg) e një bronzi në dygarësh (301) në kategorinë e peshës 69 kg. Peshëngritësi tjetër shqiptar në këtë peshë Gerti Trasha fitoi medaljen e bronzit në shkëputje, por dështoi në shtytje, pasi nuk arriti të ngrejë peshën 161 kg në asnjë nga provat, duke përsëritur kështu të njëjtin dështim si në Lojërat Olimpike "Pekin 2008".
18-vjecari Calja ngriti 130 kg në provën e parë në shkëputje, vazhdoi suksesshëm me 136 kg por dështoi në të tretën me 139 kg. Në shtytje e filloi me 161 kg, për ta vazhduar me 165 kg (dështoi në të dytën) që arriti ta ngrejë vetëm në provën e tretë. Kampion në dyja stilet e në dygarësh doli armeni Arakel Mirzojan: 140 kg në shkëputje, 170 kg në shtytje e 310 në dygarësh.