E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala pensionohet vitin tjetër

Nga Express më 21 korrik 2011 në ora 11:56

Altin Lala do t’i japë fund karrierës së bujshme si futbollist vitin tjetër. Futbollisti shqiptar kohë më parë e vazhdoi kontratën me Hannoverin edhe për një sezon.

Dhe, pasi t’i skadojë kontrata, ai edhe do ta lë përfundimisht sportin me këmbë. “Do të luaj këtu edhe një sezon, më pas do ta përfundoj karrierën”, tha për ueb faqen gjermane dewezet.de përfaqësuesi shqiptar, i cili i kaloi 13 vjet në klubin gjerman.

Lala, i cili ishte kapiteni i Hannoverit në periudhën 2004-2007, ka ambicie ende. Ai zhvilloi 290 takime me ekipin kuq e zi, ndërsa shpreson të arrijë në 300 këtë sezon.

Nëse jo si titullar, ai shpreson të luajë në disa prej ndeshjeve sezonin e ardhshëm në Bundesliga. “Nëse jo në përbërjen e parë, shpresoj që të paktën të luaj në pjesën e dytë sezonin e ardhshëm. Shpresoj të kemi sezon pozitiv”, vazhdoi 35 vjeçari.

Lala, të cilin e përshkuan lëndimet në sezonet e fundit, është i kënaqur me fazën përgatitore që po e zhvillon me Hannoverin. Veterani i mesfushës dëshiron t’u tregojë futbollistëve të rinj se edhe futbollistët më të shtyrë në moshë mund të luajnë mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›