Lala, probleme me shpinënMesfushori shkatërrues shqiptar pritet të mungojë në transfertën kundër Këlnit

Altin Lala dha kontributin e tij në fitoren 3-0 të Hanoverit të tij kundër Hamburgut, por zëvendëskapiteni i “96”-s është në dyshim për ndeshjen e radhës në transfertën e Këlnit. Sipas focus.de, mesfushori shkatërrues shqiptar probleme me shpinën. Situata te klubi gjerman i Bundesligës mund të përshkruhet me atë të një “spitali”, pasi shumë lojtarë të Dieter Heckingut janë të dëmtuar ose në rikuperim e sipër.
E Merkure, 05 Nentor 2008