Samp në Napoli pa tifozëTakimi midis Napolit dhe Sampdorias konsiderohet si e rrezikut të lartë: sektori i miqve në “San Paolo” do të qëndrojë mbyllur

Roma - Takimi midis Napoli e Sampdoria do të luhet pa praninë e tifozëve dorianë. Komiteti i sigurisë së stadiumeve në Itali vendosi mbylljen e sektorit të miqve në stadiumin “San Paolo”, pasi e konsideron ndeshjen midis Napolit e Samp si një garë me rrezik të lartë. Për ndeshjen Juventus-Genoa u vendos që një tifoz mund të blejë vetëm një biletë, të cilin nuk mund ta rishesë. E njëjta mënyrë vlen edhe për takimin Livorno-Treviso.
E Merkure, 05 Nentor 2008