Apolonia, kandidaturë edhe slloveni Trajakoviç Në listë janë edhe Faruk Sejdini e Petrit Haxhia

Ndërsa Flamurtarin do ta drejtojë një emër i njohur si Emdond Liçaj, i vetmi trajner qa ka mundur të shpallë kampion skuadrën vlonjate në sezonin 1990-1991 (Liçaj ka fituar edhe dy superkupa në vitet 1991 dhe 1992), në Fier ende janë të pavendosur për trajnerin e ri të Apolonisë.
Largimi i Gert Haxhiut, në fakt, ka hapur një garë midis midis disa emrave më të njohur, përfshirë Faruk Sejdinin e Petrit Haxhinë. Një emër tjetër që po qarkullon është dhe ai sllovenit Ivan Trajkoviç, i cili mund të bëhej trajneri i dytë i huaj te Apolonia pas rumunit Silviu Dumitresku.
E Merkure, 05 Nentor 2008